Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 9 Shkurt 2024 aktivitetin trajnues me temë: 

“Mënyra proaktive/me teknika special të hetimit për ndjekjen me efektivitet të rasteve të trafikimit të qënieve njerëzore”.

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspert: Sandër Simoni

Ekspert: Albert Kuliçi

Lehtësues: Eliora Elezi

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është të analizojë veprën penale të trafikimit të qënieve njerëzore në standartin kombëtar dhe ndërkombëtar, detyrimi pozitiv i shtetit  për evidentimin e  të gjitha formave të tij. Interpretimi homogjen i GJEDNJ mbi detyrimet e shtetit në mbrojtjen e  viktimave nëpërmjet parandalimit. Zhvillimet legjislative  materiale penale dhe procedural. 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Teknikat speciale të hetimit  për ndjekjen me efektivitet të rasteve të trafikimit. 
  • Mekanizmat e  identifikimit të formave të fshehta të trafikimit për qëllim të shfytëzimit seksual, migracionit klandestin, shfrytëzimit në punë, lypjes së detyruar. 
  • Teknikat më të përdorshme e efikase në praktikën hetimore të procedimeve mbi trafikimet.
  • Pyetja e viktimave të mundshme të trafikimit e fëmijëve në veçanti, metodat.
  • Prezantim i rasteve praktike mbi hetimet proaktive dhe teknikat speciale të hetimit.

← Kthehu te lista