Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 30 Janar 2024  aktivitetin trajnues me temë: 

“Përgjegjësia penale e personave juridikë”.

 

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspert: Arben Rakipi

Ekspert: Erjon Bani

Lehtësues: Ylli Pjetërnikaj

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është  të analizojë përgjegjësinë penale të personit juridik rrjedhur nga veprat penale të veprimtarisë ekonomike dhe raporti logjik me përgjegjësinë penale të personit fizik për veprën penale të ndodhur. Përmbajtja e koncepteve “në emër e për dobi”, çështjet e dënimeve dhe praktika jonë gjyqësore. Dënimi penal dhe efikasiteti i tij i tërthortë përmbi personat fizikë. Mbyllja e veprimtarisë së personit fizik si dënim penal dhe ndikimi që ai ka përmbi riorganizimin e personit juridik nga të njëjtët përsosna fizikë.

 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Argumentet kryesore pse duhet që përgjegjësia e personave fizikë të plotësohet me përgjegjësinë e personave juridikë janë;
  • Korrupsioni si fenomen social nuk mund të parandalohet nëse nuk adresohet në njërin prej burimeve të tij: korruptim i shtetit për fitime të personave juridik;
  • Argumentet kryesore kundër më të përdorura kundër përgjegjësisë penale të personave juridikë janë: Vetëm personat fizikë mund të jenë penalisht përgjegjës për shkak se lidhja midis një vepre penale dhe një trillimi juridik abstrakt nuk mund të ekzistojë në aspektin e fajësisë (“nulla poena sine culpa”);
  • Elementët e përgjegjësisë penale të personave juridik sipas Konventave;
  • Përgjegjësia penale e personit juridik sipas Legjislacionit kombëtar, probleme praktike dhe teorike.

← Kthehu te lista