Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës  në bashkëpunim me EIPA organizon në datë  13-14 Korrik aktivitetin trajnues me temë: 

“PRAKTIKA GJYQËSORE PËR PROKURIMIN PUBLIK”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Prof. Piotr Bogdanowicz – Profesor i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Varshavës

Dr. Reida Kashta - Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti i Prokurimit Publik

Juan Diego Ramirez Cardenas Diaz Lektor i Nivelit të Lartë

Gracia Vara Arribas Expert, Lektor i Nivelit të Lartë

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është të prezantojë parimet dhe procedurat e politikës evropiane të prokurimit publik, duke u fokusuar në Direktivat e Prokurimit Publik dhe praktikën gjyqësore përkatëse. Një nga pikat kryesore të diskutimit është Direktiva e Prokurimit Publik 2014/24/BE dhe Direktiva e Shërbimeve Komunale 2014/25/BE. Gjatë aktivitetit merren njohuri për zbatimin e praktikave profesionale të prokurimit.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Hyrje e përgjithshme në rregullat dhe praktika e Prokurimit Publik Evropian.
  • Praktika gjyqësore në Shqipëri për Prokurimin Publik, një hartëzim i gjendjes aktuale.
  • Praktika gjyqësore referuese e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për 

Prokurimin.

  • Praktika gjyqësore referuese e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për

Prokurimin.

  • Praktika gjyqësore e fundit e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian për prokurimin – fokusi i posaçëm në çështjet e mashtrimit dhe korrupsionit.
  • MCQ ushtrim dhe raste praktike.

 

← Kthehu te lista