
Shkolla e Magjistraturës, sot, më datë 25 tetor 2024, po zhvillon aktivitetin trajnues me temë: “Programi i mentorimit në Shkollën e Magjistraturës: trajnim i mentorëve gjyqtarë/prokurorë”, pranë mjediseve të Shkollës së Magjistraturës.
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Sokol Berberi, Arben Isaraj, Aida Bushati.
Me pjesëmarrjen e ekspertes së SSR-së Anne Tahapary.
Qëllimi i këtij trajnimi është: të aftësojë mentorët (gjyqtarë/prokurorë) e angazhuar në praktikën paraprofesionale/profesionale sipas Programit të Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës me programin e mentorimit, metodologjinë dhe me praktikat më të mira për zhvillimin e kompetencave dhe vlerësimin objektiv të kandidatëve për magjistratë.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si:
- Unifikimi i praktikave dhe standarde të njëjta për zhvillimin e programit të mentorimit: ndërthurja e detyrimeve ligjore me metodikat e praktikës profesionale.
- Vlerësimi i kandidatëve në programin e mentorimit: vlerësimi si instrument motivimi dhe drejtimi për zhvillimin e kompetencave dhe objektiviteti; praktikat e mira.
- Vlerësimi i kandidatëve në programin e mentorimit: vlerësimi si instrument motivimi dhe drejtimi për zhvillimin e kompetencave dhe objektiviteti; praktikat e mira.
Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetëstudimore-pyetje-përgjigjje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Përfitues të këtij trajnimi janë mentorët (gjyqtarë, prokurorë) të angazhuar në praktikën paraprofesionale/profesionale sipas Programit të Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës.




