Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

29 Maj aktivitetin me temë: “Rishikimi i vendimit penal të formës së prerë dhe rastet e tij. Rivendosja në afat e ankimit dhe pavarësia e tij nga rishikimi”

 

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Sandër Simoni

Dhimitër Lara

Lehtësues:

Enkel Peza

 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Standardet ndërkombëtare dhe jurispudenca e GJEDNJ në lidhje me rihapjen e procesit gjysor penal e rishikimin e vendimit penal të formës së prerë.
  • Rishikimi i vendimit penal. Vendimet që mund të rishikohen. Rastet e rishikimit. Kërkesa e rishikimit dhe forma e saj. Shqyrtimi nga gjykata e shkallës së parë. Faza - rescindente e  vendimit. Cështje të zbatimit të ligjit në praktikë.
  • Gjykimi i rishikimit. Rishikimi i çështjes pas pranimit të kërkesës së rishikimit, statusi i personit. Pasojat e mospranimit a rrëzimit të kërkesës. Ankimi. Cështje të zbatimit të ligjit.
  • Rishikimi i vendimit penal të formës së prerë për shkak të daljes së provave të reja dhe bazueshmërisë mbi një vendim  të revokuar, apo falsifikimit të akteve të gjykimit. Cëshje të praktikës gjyqsore.
  • Prezantim i rasteve praktike mbi rishikimin e vendimit penal. Diskutime  mbi to.
  • Rivendosja në afat e ankimit dhe pavarësia e tij nga rishikimi. Gjykimi në mungesë si shkak ligjor i rigjykimit nëpërmjet rivendosjes në afat dhe rishikimit, dallimi në mes tyre. Ndryshimet që kanë sjellë dispozitat procedurale me ligjin nr. 35/2017 në lidhje me rishikimin e vendimit penal. Ndryshimi i praktikës gjyqsore të unifikuar.

← Kthehu te lista