
Në bashkëpunim me CIPFA & UHY ELITE, Shkolla e Magjistraturës është duke realizuar aktivitetin trajnues “Trajnim i Trajnerëve” gjatë 5-9 shkurt 2024. Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit “Forcimi i Cilësisë së Auditimit dhe Raportimit për Ngritjen e Kapaciteteve të Sistemit Gjyqësor në Raportimin Financiar”, i cili mundësohet nga një bashkëpunim me Bankën Botërore.
Objektivi i projektit eshte rritja e kapaciteteve te gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit të gjykatave dhe prokurorive për të kuptuar kërkesat e reja të kontabilitetit dhe interpretimin e informacionit kontabël, nëpërmjet zhvillimit të një programi trajnimi të qëndrueshëm, i cili më pas do të integrohet si pjesë e një programi të zhvillimit të vazhdueshëm profesional. Aktiviteti i trajnimit të trajnerëve do të pasohet nga një paketë trajnimesh për më shumë se 100 gjyqtarë dhe prokurorë për rritjen e aftësive në zgjidhjen e cështjeve të kësaj natyre.
Aktiviteti po realizohet në bashkëpunim me Institutin e Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA), si institucion ndërkombëtar për përcaktimin e standardeve të kontabilitetit me seli në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe me parterin e saj, UHY ELITE, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar për kontrollin ligjor të llogarive dhe ekspertizave kontabël.





