Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

18-19 Prill 2023 aktivitetin me temë: 

“Veprat penale vazhduese dhe ato të qëndrueshme (permanente). Dallimi nga përsëritja në formën: “kryerja e veprës më shumë se një herë. Koha e kryerjes së veprës dhe i fillimit të ecjes së afateve të parashkrimit të ndjekjes.  Doktrinë dhe praktikë gjyqësore shqiptare”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Arben Rakipi

Bledar Mustafaraj

Lehtësues:

Andi Pogaçe

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Uniteti i veprimit dhe pluraliteti i veprimeve
  • Vepra penale vazhduese
  • Elementët përbërës të veprës penale vazhduese
  • Trajtimi juridiko-penal i veprës penale vazhduese
  • Kuptimi i veprës penale të qëndrueshme (permanente) dhe dallimi nga vepra penale e atypëratyshme
  • Fazat e veprës penale të qëndrueshme dhe konceptimi unitar
  • Vepra penale e atypëratyshme me pasoja të qëndrueshme dhe vepra penale eventualisht e qëndrueshme
  • Trajtimi i veprës penale të qëndrueshme në doktrinë dhe praktikë gjyqësore
  • Dallimi i veprës penale të qëndrueshme dhe veprës penale vazhduese nga rrethana e kryerjes së veprës penale më shumë se një herë
  • Vendim Unifikues Nr. 3, datë 2.11.2015 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
  • Vendim Unifikues Nr. 284, datë 6.10.2000 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
  • Vendim Nr. 12409, datë 20.3.2008 i Seks. III Penal, Gjykata e Lartë e Kasacionit, Itali.
  • Vendim Nr. 11021, datë 13.7.1998 SS.UU, Gjykata e Lartë e Kasacionit, Itali.
  • Vendim Nr. 520, datë 26.11.1987 Gjykata Kushtetuese, Itali.

← Kthehu te lista