Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, organizoi më datë 8 mars 2024, aktivitetin trajnues me temë: 

Gjykimi administrativ. Kushtet formale të padisë (ezaurimi i ankimit administrativ). Barra e  provës në gjykimin administrativ. Aktet individuale dhe normative, si dhe kundërshtimi i tyre.

 

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Trajnerë/ekspertë/lehtësues: Elda Vrioni, Marko Boshku

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është: 

Të diskutohet gjykimi administrativ, kushtet formale të padisë (ezaurimi i ankimit administrativ), barra e provës në gjykimin administrative, si edhe aktet individuale, normative dhe kundërshtimi i tyre, në aspektet procedurale sipas ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema si:

  1. Kushtet e mospranimit të padisë nëse pala e paditur (organ publik) nuk ka legjitimim pasiv.
  2. A ka vend që gjykata të marrë në shqyrtim të drejtën e pretenduar të cënuar duke zgjidhur mosmarrëveshjen në themel dhe njëkohësisht të deklarojë se i është adresuar subjektit te gabuar.
  3. A mund të disponohet vetëm pjesërisht për mospranimin e padisë në raport me kërkimet në objekt dhe palët në gjykim?
  4. Si konkuron mospranimi i padisë me kërkesën për t’u tërhequr nga gjykimi i padisë apo nga vendimi për lënien kohë për të metat e padisë.
  5. Ankimi ndaj vendimit për mosparnimin e padisë ka afat të përgjithshëm apo të veçantë.

← Kthehu te lista