
Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin Gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar IRZ, në datën 18-19 Maj 2023, u realizua zhvillimi i seminarit të trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë me tematikë KRIMET KOMPJUTERIKE, "Krimi kibernetik. Aktet me natyrë raciste dhe ksenofobe të kryera nëpërmjet sistemeve kompjuterike. Provat elektronike”.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Shkollës së Magjistraturës në Tiranë, ku të ftuar nga Shkolla morën pjesë Z. Jan Schmieder, Menaxher i projektit, dhe Z. Frank-Michael Laue, Kryeprokuror i prokurorisw sw landit gjerman Gottingen. Eksperw tw shkollws nw aktivitet ishin Z. Edmond Koloshi, dhe Znj. Denisa Asko.
Aktiviteti u përshëndet nga ekspertët dhe pwrfaqwsuesit e fondacionit gjerman. Njwkohwsisht, aktiviteti u përqëndrua në trajtimin e tematikave si krimi kibernetik dhe shoqeria e informacionit, konventa e budapestit, organizatat ndwrkombwtare pwr krimin kibernetik si dhe penalizmi i akteve me natyrw raciste dhe ksenofobe tw kryera nwpwrmjet sistemeve kompjuterike. Eksperti gjerman trajtoi tematika si “Mënyra e veprimit të organeve gjermane të ndjekjes penale në luftën kundër ngacmimeve në Internet duke marrë si shembull zyrën Qendrore për luftën kundër kriminalitetit të urrejtjes në Internet”, apo “Prezantimi i normave ligjore lëndore të zbatueshme dhe ndryshimet ligjore për bërjen më të efektshme të luftës nëpërmjet së drejtës penale kundër kriminalitetit të urrejtjes”.
Ky aktivitet është pjesw e një serie aktivitetesh ku angazhohen si ekspertë magjitratë gjermanë në kuadër të bashkwpunimit dhe mbwshtetjes qw merr Shkolla e Magjistraturws nga Fondacioni Gjerman IRZ.



