Në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, në kuadër të javës holandeze, Shkolla e Magjistraturës zhvilloi sot eventin përmbyllës të projektit të bashkëpunimit të realizuar me Qendrë projektit “Mbështetja e Shkollës së Magjistraturës për zhvillimin dhe zbatimin e programit të formimit fillestar dhe të vazhdueshëm”.

Projekti u financua nga qeveria e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe ofroi mbështetje për Shkollën në drejtim të reformimit të programit të formimit fillestar në të gjitha komponentët e tij, duke filluar nga rishikimi i lëndëve të vitit të parë dhe vitit të dytë si dhe ofroi mbështetje për programin e mentorimit, si një program shumë i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve profesionale të kandidatëve për magjistratë. 

Eventi përmbyllës u përshëndet nga Drejtori i Shkollës, Z. Arben Rakipi, pasuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Z. Renoit Vos, si dhe ekspertë të Qendrës së Trajnimit Gjyqësor të Hollandës, pedagogë të shkollës dhe bashkëpunëtorë të tjerë. 

← Kthehu te lista