Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi më datë 14 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë:“Provat dixhitale, forenzika e avancuar dhe teknikat e avancuara të marrjes së informacionit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Enkeleda Millonai, Kreshnik Ajazi
Lehtësues: Aida Cakaj
Qëllimi i këtij trajnimi është që në përfundim të tij pjesëmarrësit të jenë në gjendje të njihen me standaret ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje që ti zbatojnë përgjatë veprimtarisë së tyre.
Metodologjia e trajnimit do të ndërtohet mbi kombinimin e prezantimeve tematike, diskutimit të orientuar dhe ushtrimeve praktike.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Provat dixhitale, Standardet ISO/IEC 27037 dhe 27042 për provat dixhitale, Cloud Evidence, E-Evidence dhe kriptomonedhë;
Provat biologjike dhe ADN-ja;
- Modeli PEACE: standardi ndërkombëtar i marrjes në pyetje.Raporti me legjislacionin e brendëshëm;
- Intervista me persona nën hetim: teknika e bazuar në prova. Intervistat me viktimat vunerabël.
- Raste praktike nga GJEDNJ .
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
