
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 17 Janar 2024 aktivitetin trajnues me temë:
“Regjistrimi i titujve të pronësisë dhe trajtimi i proceseve tranzitore të çështjeve të pronësisë parë nën dritën e re të implementimit të ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimit të procesit të kompensimit të pronave”. Risitë që solli Vendimi i Gjykatës Evropiane i të Drejtave të Njeriut në “Çështjen Beshiri - maj/2020” si dhe Vendimet e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e kushtetueshmërisë së legjislacionit të ri të çështjeve të pronësisë në vend. Trajtimi i pasojave efektive të passjella nga shfuqizimi i legjislacionit të mëparshëm për çështjet e pronësisë dhe trajtimi i tyre përmes legjislacionit të ri bazuar në parashikimet ligjore dhe praktikën e deritanishme.”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspert: Alma Hicka
Ekspert: Aulona Hazbiu
Lehtësues: Anila Karanxha
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është trajtimi i proceseve tranzitore të çështjeve të pronësisë parë nën dritën e re të implementimit të ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimit të procesit të kompensimit të pronave. Gjithashtu trajtimi i pasojave efektive të passjella nga shfuqizimi i legjislacionit të mëparshëm për çështjet e pronësisë dhe trajtimi i tyre përmes legjislacionit të ri bazuar në parashikimet ligjore dhe praktikën e deritanishme.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Rrugëtimi i ndryshimeve në legjislacionin e pronave vitet e fundit: Nga vendimet e GJEDNJ-së (Çështja Beshiri) tek vendimmarrja e GJK dhe tek ndryshimet e fundit ligjore;
- Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë e 3 viteve te fundit në lidhje me legjislacionin mbi pronat: AMTP, ASHK, ATP dhe KKKP;
- Rastet dhe qëndrimet e gjykatave civile nën dritën e ndryshimeve ligjore;
- Pavlefshmëria e aktit administrativ-anëtar familje bujqësore;
- Subjekti i cili e ka fituar titullin e pronësisë, në bazë të një vendimi gjyqësor, akti administrativ apo çdo lloj mënyre tjetër fitimi pronësie të ligjshme, duhet të ketë garancinë që ky titull mund të kundërshtohet vetëm nga pala që legjitimohet dhe vetëm në bazë të procedurës së parashikuar në ligj.



