
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë
20 Tetor 2023 aktivitetin trajnues me temë:
Roli Subsidar i gjyqtarit në gjykimin e zakonshëm në shqyrtimin e pretendimeve me natyrë kushtetuese. Roli i gjyqtarit në gjykimin e zakonshëm lidhur me interpretimin pajtues të ligjeve.
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
- Znj. Holta Zaçaj, eksperte.
- Znj. Elsa Toska, eksperte.
- Z. Olti Skrame, Lehtësues
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Roli subsidiar i gjyqtarit në gjykimin e zakonshëm në shqyrtimin e pretendimeve me natyrë kushtetuese;
- Kushtetuta-KEDNJ dhe doktrina të ngjashme;
- Teknikat e arsyetimit te vendimeve dhe lidhja me parimin e subsidiaritetit sipas Gjykatës Kushtetuese;
- Roli i gjyqtarit në gjykimin e zakonshëm lidhur me interpretimin pajtues të ligjeve;
- Interpretimi i ligjit nga gjyqtarët në këndvështrimin historik;
- Kufiri mes interpretimit të normës dhe krijimit të një norme të re;
- Kompetencat e gjyqtarit në interpretimin e ligjeve;
- Interpretimi pajtues – prezumimi i kushtetutshmërisë së normës;
- Interpretimi pajtues në rastet kur norma mund të interpretohej në më shumë se një mënyrë;
- Kriteret për inicimin e kontrollit incidental (nenet 134/1/d dhe 145/2 të Kushtetutës);
- Funksioni i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese;
- Rregullat e përgjithshme lidhur me gjykimin incidental;
- Kriteret për legjitimimin e gjykatës së zakonshme, në gjykimin incidental;
- Vendimmarrjet kryesore të Gjykatës Kushtetuese, pas investimit të suksesshëm përmes gjykimit incidental;
- Diskutime.


