• Delegacion nga Gjykata Supreme e Turqisë - 9 nëntor 2018

Në kuadër të bashkëpunimit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe Gjykatës Supreme të Turqise u zhvillua një vizitë pune në Shqipëri me një delegacion të nivelit të lartë nga Turqia i kryesuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Ismail Cirit.

Delegacioni gjatë qëndrimit të tij zhvilloi një takim edhe në Shkollën e Magjistraturës me stafin pedagogjik dhe drejtorin. Në takim delegacioni turk u njoh me rolin, funksionimin dhe problematikat që hasen sot nga institucioni dhe nga sistemi i drejtësisë në përgjithësi në shqipëri. Njëkohësisht takimi shërbeu për palën turke për të marrë përvojën konkrete shqiptare në reformimin dhe zhvillimin e strukturës organizative të akademisë së Turqisë.

← Kthehu te lista