•  Leksion i hapur me Prof.Dr. Patrick Sensburg, 18 shtator 2019

Shkolla e Magjistraturës organizoi sot leksionin me temë: “Negociatat për Anëtarësim dhe Suksesi në Fushat Kryesore të Gjyqësorit, Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shërbimeve të Inteligjencës dhe Administratës Publike", ku nderoi me ekspertizën e tij Profesori i së Drejtës Publike dhe Evropiane, kryetar i Komisionit Parlamentar për Monitorimin e zgjedhjeve, imunitetin dhe procedurat parlamentare, Deputet në Parlamentin Gjerman, z. Patrick Sensburg.

Ky aktivitet, i mbështetur nga Ministria e Drejtësisë, u organizua në ambjentet e reja të Shkollës së Magjistraturës, në godinën “Poli i Drejtësisë”.

Pjesëmarrës në këtë leksion ishin kandidatët për magjistratë dhe autoritete të larta të institucioneve në vend dhe atyre ndërkombëtare. Gjithashtu, ishte prezente edhe media e interesuar që ndoqi aktivitetin ku në fund të të cilit ishte rezervuar hapësirë për pyetje dhe përgjigje nga gazetarët dhe të pranishmit në lidhje me integrimin evropian të Shqipërisë.

 


 

← Kthehu te lista