Në datën 20 shkurt, ora 15.00, me vitin e dytë, do të zhvillohet një leksion i hapur, me temë: 

“Mbrojtja e mirëqenies - kostot ekonomike, sociale dhe politike të pastrimit të parave".

Fokusi në këtë leksion do të jetë: 

  • Pastrimi i parave dëmton ekonominë dhe demokracinë; 
  • Proceset e pastrimit të parave duhet të kuptohen sa më mirë dhe të parandalohen sa më shpejt. 

Referues do të jetë prof. dr. Arben Malaj, pedagog në Fakultetin Ekonomik. Z. Malaj, si ekonomist, analist, autor tekstesh dhe artikujsh shkencorë, politikan etj., gjatë gjithë karrierës së tij ka dhënë një kontribut të çmuar në sektorin akademik dhe publik.

← Kthehu te lista