Sot, më datë 18 Janar 2023, u nënshkrua nga z. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe z. Ulsi Manja në cilësine e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit memorandumi i bashkëpunimit për trajnimin e koordinatorëve të strukturës antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë nga ekspertët e Shkollës së Magjistraturës.

Temat e veçanta të trajnimeve do të bëhen pjesë e Programit të Trajnimit Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës.

← Kthehu te lista