Në Shkollën e Magjistraturës nisi sot viti i ri akademik 2023-2024.
40 kandidatë për gjyqtarë, 26 kandidatë për prokurorë dhe 7 kandidatë për ndihmës ligjorë nisën Programin e Formimit Fillestar.

Ceremonia e organizuar për këtë rast, u përmbyll me shfaqjen e filmit dokumentar me metrazh të shkurtër “Peizazhe të Padukshme” që trajton tematikën e mbrojtjes së mjedisit, në bashkëpunim me Akademinë Marubi, dhe u përshëndet nga Ambasadori i Republikës Çeke, Shkëlqesia e tij, z.Karel Urban.

Drejtori i Shkollës, z. Arben Rakipi, e quajti këtë vit të ri akademik si "vit i mjedisit", në kuptim të angazhimit që Shkolla ka në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, përmes programeve trajnuese të saj.

Në ceremoni morën pjesë anëtarët e Këshillit Drejtues të SHM, stafi akademik i saj, drejtuesit e Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, si dhe kandidatët për magjistratë që fillojnë vitin akademik të ri.

← Kthehu te lista