Në kuadër të projektit AICS-CSM “Mbështetje për Shkollën e Magjistraturës në kuadër të reformës kushtetuese” që implementohet në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Magjistraturës së Italisë, në datën 9 Maj 2023, u realizua pjesëmarrja e ekspertëve italianë në aktivitetin trajnues me tematikë “Prokurimi Publik”. 

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Shkollës së Magjistraturës në Tiranë, ku të ftuar nga Shkolla morën pjesë Z. Giovanni Pasqua, Menaxher i Projektit Italian, dhe Z. Francesco Testa, prokuror i Bashkimit Evropian. 

Ekspertët e Shkollës në aktivitetin e sotëm u përqëndruan mosmarrëveshjet me ofertat dhe problemet e praktikës gjyqësore. Ndërsa eksperti italian trajtoi tematikën e fondeve të prokurimit publik dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian.

Ky aktivitet është i dytë i një serie aktivitetesh ku angazhohen si ekspertë magjitratë italianë në kuadër të projektit të bashkëpunimit me Këshillin e Lartë të Magjistraturës së Italisë.  

← Kthehu te lista