Në kuadër të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi (AFMM), e cila organizon Festivalin Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut IHRFFA ne Shqiperi, u mbajt në Shkollën e Magjistraturës shfaqja e filmit dokumentar “The Body Politic”, që u pasua nga nja bashkëbisedim me të ftuarit në shfaqjen e filmit. 

Aktivitetin e përshëndetën Drejtori i Shkollës z. Arben Rakipi, Znj. Erida Skendaj, Drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Z. Theodore H. Orlin, Drejtues i Festivalit Ndërkombëtar dhe Z. Kujtim Çashku, Drejtor i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi (AFMM).

Filmi i përzgjedhur trajtoi tematikën e reduktimit të dhunës në komunitet dhe përpjekjet e bëra me qëllim zbutjen e pasojave dhe efekteve të sjella nga ajo.

Pas shfaqjes së filmit dokumentar u zhvillua një bashkëbisedim me të pranishmit ku u dhanë komente dhe mendime për dokumentarin si dhe mesazhe ndërgjegjësimi në lidhje me rolin e magjistratëve në dhënien e drejtësisë. 

← Kthehu te lista