Në kuadër të bashkëpunimit me personalitete dhe profesionistë të fushave të ndryshme, në kuadër të programit të formimit fillestar u organizua nga Shkolla e Magjistraturës shfaqja e filmit dokumentar ”Ligji dhe Miku” për kandidatët për magjistratë të vitit të dytë të studimeve. Filmi ishte i përbërë në dy filma me metrazh të shkurtër, të cilët portretizonin marrëdhëniet ndërmjet kolegëve në forcat e zbatimit të ligjit, vendosur në situata të ndryshme. 

Synimi i shfaqjes së filmave ishte i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e kandidatëve për magjistratë për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe zbatimit të ligjit edhe në kushtet e marrëdhënieve me kolegët. 

← Kthehu te lista