Në kuadër të bashkëpunimit me institucione të sistemit të drejtësisë në rajon, e vizitoi Shkollën e Magjistraturës një grup përfaqësuesish të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Znj. Vesna Dameva, Kryetare e tij. Në këtë vizitë pune, delegacioni nga Maqedonia e Veriut u prit dhe zhvilloi një bisedë të zgjeruar me Drejtorin e Shkollës, Z. Arben Rakipi.

Takimi u përqëndrua në informimin e të ftuarve për veprimtarinë e Shkollës së Magjistraturës, ku të ftuarit morën informacion të detajuar në lidhje me proceset dhe programet e punës në shkollë. Në takim u diskutuan gjerësisht standardet e mësimdhënies dhe rekrutimit të kandidatëve për magjistratë, duke nxjerrë konkluzione për përmirësimin e përvojave reciproke. 

Kjo vizitë pune shënon fillimin e realizimit të një bashkëpunimi për aktivitete me interes të përbashkët. 

← Kthehu te lista