
Shkolla e Magjistraturës mirëpriti sot një grup kandidatësh për magjistratë të landit të Bavarisë, Gjermani.
Ata zhvilluan një bisedë me Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës për të njohur eksperiencën e Shkollës dhe trajnimin që realizojnë kandidatët për magjistratë në Shqipëri, njëkohësisht sfidat dhe zhvillimet me të cilat përballen akademitë dhe profesionistët e rinj.



