Në vijim të aktivitetit lançues të Projektit të Binjakëzimit me BE “Fuqizimi i efikasitetit, integritetit dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë me anë të përmirësimit të kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Magjistraturës”, u mbajt sot në Shkollën e Magjistraturës takimi i parë i Komiteti Drejtues të I-rë të Projektit. 

Në takim morën pjesë Drejtuesit e Projektit, Z. Arben Rakipi dhe Znj. Emmanuelle Laudic Baron, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian, drejtuesit e komponentëve të projektit dhe përfaqësues të institucioneve kryesore të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë.

Gjatë takimit u bë prezantimi i Planit të Punës për 6-mujorin e parë të zbatimit të projektit për shqyrtimin dhe vlerësimin e Komitetit Drejtues dhe u morën sugjerime dhe rekomandime në lidhje me aktivitetet kryesore që planifikohen të zbatohen gjatë kësaj periudhe deri në fund të vitit. 

Në mbyllje, u realizua edhe nënshkrimi i dokumentacionit përkatës të Komitetit Drejtues të Projektit.

← Kthehu te lista