Shkolla e Magjistraturës ju informon se Programi i Trajnimeve, Matra Rule of Law, program i dizenjuar për forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e zbatimit të ligjit në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Georgji, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Mat të  Zi, Serbi, Turqi dhe Ukrainë, ka hapur aplikimet për trajnimin, me tematikë “Qëndrimi për ndryshim: forcimi i aftësive tuaja etike të lidershipit.”, në datat 14-18 dhjetor 2022.

Ky trajnim është një trajektore e zhvillimit personal, që synon forcimin e aftësive të pjesëmarrësve për t’u bërë lider të etikës në institucionet ku punojnë.

Trajnimi do të zhvillohet online dhe janë të ftuar të aplikojnë nëpunës të shërbimit civil dhe zyrtarë të cilët kanë interes në tematikën e vlerave themelore dhe të lidershipit etik.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është të shtunën, datë 9 tetor, 12.00 PM/ 23:59 CET.

Linku për formularin e aplikimit online gjendet në www.nhc.nl/matrarolt.nl .

Për më shumë informacion, ju lutem të shikoni broshurën (Këtu gjendet broshura e trajnimit)

Brochure MATRA RoLT - Attitude for Change 2022

Shkarko Brochure MATRA RoLT - Attitude for Change 2022 (PDF)

← Kthehu te lista