Tiranë, 19 Qershor 2017

Në bashkëpunim me OPDAT-in, Shkolla e Magjistraturës ka filluar realizimin e tryezave të rrumbullakët në lidhje me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Janë për tu zhvilluar një sërë aktivitetesh në qytete të ndryshme të vendit si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, dhe Shkodër. Programi i aktivitetit është hartuar duke u bazuar në shtyllat kryesore të ndryshimeve që janë bërë në Kodin e Procedurës Penale. Qëllimi i trajnimeve është është tërheqja e vëmendjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve tek ndryshimet kryesore që janë bërë.

Tematikat që trajtohen në këto takime janë:

-          Rëndësia e ndryshimeve në KPP. Filozofia e ndryshimeve dhe metodologjia.

-          Procedura e seancës paraprake. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake.

-          Procedurat alternative: gjykimi i drejtëpërdrejtë, gjykimi i shkurtuar, urdhri penal dhe gjykimi me  marrëveshje.

-          Organizimi i prokurorisë. Organet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Çështje të kompetencës.

← Kthehu te lista