Me ftesë të Rektorit të Akademisë së Drejtësisë së Armenisë, një delegacion i Shkollës së Magjistraturës, kryesuar nga Drejtori, Z. Arben Rakipi, po zhvillon një vizitë studimore në akademinë e drejtësisë së Armenisë me synim vendosjen e marrëdhënieve zyrtare dhe nënshkrimin e një memorandumi me fokus rritjen e bashkëpunimit midis të dy institucioneve. 

Njëkohësisht, vizitë ka për qëllim njohjen me veçoritë e proceseve arsimore, arritjet në fusha të ndryshme të veprimtarisë së dy institucioneve, diskutimin për çështjet aktuale të praktikës ligjzbatuese, zhvillimin e programeve të përbashkëta arsimore dhe shkencore, në veçanti, organizimin e programe të përbashkëta kërkimore, të cilat do të ndihmojnë në vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet stafit shkencor dhe pedagogjik të institucioneve tona dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira. 

Gjatë qëndrimit në Akademië, në 25-26 Maj 2023, delegacioni shqiptar realizoi takime me Rektorin e Akademisë, z. S.Arakelyan dhe përfaqësues të tjerë të saj, si dhe mbajti një leksion informues për një klasë studentësh të akademisë, gjatë të cilës pjesëmarrësit u njohën me Shkollën e Magjistraturës dhe veprimtarinë e saj. Njëkohësisht, në një ceremoni të veçantë u realizua edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve homologe.

← Kthehu te lista