Në kuadër të Programit të Formimit Fillestar, po zhvillohet një vizitë studimore e kandidatëve të vitit të dytë 2025-2026, në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Francë gjatë 1-2 Prillit 2026. Ky aktivitet synon të familjarizojë kandidatët për magjistratë me praktikën e punës së Gjykatës, duke i ekspozuar ata ndaj funksionimit real të këtij institucioni të Bashkimit Evropian (BE).
Nëpërmjet kësaj vizite pune, kandidatët do të marrin pjesë në zhvillimin e seancës gjyqësor të Dhomës së Madhe të gjykatës në cështjen S.O. kundër Spanjës (nr.5742/22), si dhe do të zhvillohen takime me juristë të gjykatës për të diskutuar cështje si “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtja e Mjedisit”

Njëkohësisht, kandidatët për magjistratë do t’iu prezantohet metodologjia e punës së Gjykatës nga Njësia Shqiptare e Sekretariatit të gjykatës, duke u fokusuar në çështjet kryesore shqiptare që gjykata ka shqyrtuar. Vizita do të mbyllet me takimin me Gjyqtarin shqiptar në GJEDNJ, Z. Darian Pavli.

← Kthehu te lista