
U zhvillua sot më dt. 26.04.2019 faza e dytë (Testi Profesional) e Konkursit të Pranimit për në Formimin Fillestar për kandidatët për magjistratë dhe kandidatët për këshilltarë e ndihmës ligjorë për vitin akademik 2019-2020. Testimi u zhvillua në Hollin e Pallatit të Kongreseve. Testimi u zhvillua për 123 konkurentë që u paraqitën për tu testuar dhe zgjati katër orë. I gjithë procesi u zhvillua në kushtet e transparencës dhe objektivitetit, i mbështetur përsëri nga përfaqësues të institucioneve kryesore ndërkombëtare, që janë partnerë të Shkollës së Magjistraturës, të cilët kryen monitorimin e sallës dhe të konkurentëve gjatë zhvillimit të testimit.
