
- Zhvillimi i testit të shëndetit mendor dhe psikologjik
Sot, më datë 7 maj 2019, filloi procesi i vlerësimit të shëndetit mendor dhe psikologjik, ku morën pjesë 57 konkurrentë, për kandidatë për magjistratë dhe kandidatë për këshilltarë e ndihmës ligjorë. Testimi u zhvillua me shkrim, në formën e pyetjeve me alternativa dhe do të vijojë me intervistat në grup dhe individuale.
