Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, në mbledhjen e datës 25 mars 2024, zgjodhi z. Vangjel Kosta si pedagog përgjegjës për Programin e Formimit Vazhdues në Shkollë. Programi i Formimit Vazhdues ka një përgjegjësi të madhe përballë magjistratëve dhe sistemit të drejtësisë për shkak të kontributit të tij të drejtpërdrejtë në cilësinë e drejtësisë në vend. Z. Vangjel Kosta është pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës prej vitit 2015 dhe përgjatë këtyre viteve ka dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

← Kthehu te lista