SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

Sot më datë 26.06.2020 u zhvillua faza e parë e provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës apo testi i vlerësimit elektronik. Në këtë fazë ishin të kualifikuar për të marrë pjesë 277 aplikantë, prej të cilëve u paraqitën 269 aplikantë. Testi u zhvillua nën mbikqyrjen e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare partnere të Shkollës së Magjistraturës si Këshilli i Evropës, OPDAT, EWMI, JfA etj., të cilët realizuan në bashkëpunim me përfaqësues të shkollës monitorimin e aplikantëve në testim. Njëkohësisht, i gjithë procesi u mbikqyr nga përfaqësues të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për të certifikuar ndjekjen e protokollit të masave të marra nga Shkolla e Magjistraturës në kuadër të gjendjes së pandemisë së COVID-19, masa të cilat u zbatuan me rigorozitet nga të gjithë të pranishmit. Në mbyllje të procesit dhe pas administrimit të fletëve dhe skanimit të tyre, u realizua dhe nxjerrja e rezultateve të kësaj faze. 176 konkurentë kaluan në fazën e dytë të testit profesional i cili do të zhvillohet të hënën, në datën 29 Qershor, po në hollin e Pallatit të Kongreseve. 

LISTA E KONKURENTEVE QE U KUALIFIKUAN NE FAZEN E PARE TE PROVIMIT TE PRANIMIT PER VITIN AKADEMIK 2020

Shkarko LISTA E KONKURENTEVE QE U KUALIFIKUAN NE FAZEN E PARE TE PROVIMIT TE PRANIMIT PER VITIN AKADEMIK 2020 (DOC)

← Kthehu te lista