Më datë 29 prill 2024, u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Kandidatëve për magjistratë, me rend dite:
- Votimin për përzgjedhjen e kryetarit të Asamblesë së kandidatëve për magjistratë, nga radhët e kandidatëve për magjistratë;
- Votimin për përzgjedhjen e kandidatëve për magjistratë si anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës;
- Votimin për përzgjedhjen e kandidatëve magjistrat si anëtar në Komisionin Disiplinor.
Pas zhvillimit të procesit të votimit, për vendet vakante, u përzgjodh kryetar i Asamblesë së Kandidatëve për magjistratë:
Znj. Enkelana Shala, kandidate për magjistrat i vitit të dytë
- U përzgjodh anëtar i Këshillit Drejtues nga radhët e kandidatëve për magjistratë:
Znj. Laura Mehmetllari, kandidat për magjistrat për vitin e dytë;
Z. Rej Beqiraj, kandidat për magjistrat për vitin e parë.
- U përzgjodhën si anëtarë të Komisionit Disiplinor nga radhët e kandidatëve për magjistratë:
Z. Donald Kota, kandidat për magjistrat i vitit të dytë;
Znj. Marinela Prifti, kandidat për magjistrat i vitit të parë.


