
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë për vitin e ri akademik 2018-2019, se procedura për organizimin e tij është e ndërvarur nga shpallja e vendeve vakante nga dy organet e reja, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që ende nuk janë krijuar, ose nga ndryshimet e mundshme ligjore për shtyrjen e kohës së zhvillimit të këtij provimi.
