
Më datë 11.2.2020, Këshilli i Lartë I Prokurorisë, pas një verifikimi të thelluar, të pasurisë dhe figurës, përpara emërimit dhe kualifikimit për emërim të 10 kandidatëve për magjistratë, të profilit prokuror të diplomuar në vitin akademik 2018 – 2019, proces të cilin prokurorët e kaluan me sukses, ka bërë caktimin e tyre në pozicionet, si më poshtë:
1. Z. Florian Boriçi, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
2. Z. Gëzim Spahiu, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
3. Z. Ledion Tema, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
4. Z. Gjergj Ceka, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korcë.
5. Znj. Ermira Manelli, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
6. Z. Adnan Hoxha, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
7. Z. Pierind Çukaj në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.
8. Znj. Aurora Hajro, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
9. Znj. Alba Dhima, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
10. Znj. Xhoana Mehmetaj, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Duke qenë besimplotë se prokurorët e sapoemëruar do të kryejnë me sukses dhe përkushtim detyrat që u ngarkohen nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë, Shkolla e Magjistraturës shpreh urimet për detyrën e re dhe të vështirë që ata do të ushtrojnë, në përmbushje të misionit për të cilin janë ngarkuar.

