Njoftohen të gjithë konkurrentët që morën pjesë në fazën e dytë të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës se në datën 5 maj 2023, ora 10:00, në ambientet e Shkollës së Magjistraturës, Godina Poli i Drejtësisë, do të kryhet procesi i ç‘sekretimit. (hapja e zarfeve dhe shpallja e rezultateve të secilit kandidat duke bashkuar emrin me numrin e sekretimit dhe rezultatet e tyre). 

Lista me numrat e sekretimit dhe rezultatet për secilin numër do të gjendet e shpallur paraprakisht në faqen zyrtare dhe në ambientet e Shkollës së Magjistraturës, më datë 4.5.2023, midis orës 16:00-17:00.

← Kthehu te lista