NJOFTIM

Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurojnë në Shkollën e Magjistraturës, se:

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës datë 01.09.2016, rifilluan regjistrimet për konkursin e pranimit për vitin akademik 2016- 2017, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Tetor.

Data e saktë e zhvillimit të provimit do të caktohet nga Këshilli Drejtues dhe do të bëhet publike së shpejti.

Periudha e re e regjistrimit do të jetë 2 Shtator – 23 Shtator 2016 pranë sekretarisë shkencore të shkollës nga ora 9.00-14.00.

Kandidati qe regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte:

-       notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), me kushtin që të mos bier nën këtë notë, edhe mesatarja e notave të grupit të lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posacme), Procedura Civile, Procedura Penale, E drejta admisnitrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit si "Jurist" në programe universitare në gjuhë të huaj, parashikohet një koefiçient vështirësie të barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike.

-       te jete diplomuar si “Jurist” në një nga Fakultetet e Drejtësisë Publike apo jo Publike, te akredituar brenda ose jashtë vendit. Diplomimi i tyre duhet te mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit te Bolonjës 5 vjeçar;

-       te jete diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare te fituar para përshtatjes se studimeve sipas sistemit te Bolonjës ne një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplome te Integruar te Nivelit te Dyte, (DIND)”;

-       në zbatim të nenit 124, pika 3, të Ligjit nr 80/2015 « Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë » mund të regjistrohen për konkurrim dhe studentet e diplomuar si “Jurist” në programet e integruara të nivelit të dytë (DIND) dhe programet e nivelit të dytë (DND), të cilat janë ekuivalente me diplomat universitare “Master i Shkencave” të lëshuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

-       Të kenë njohuri të gjuhës angleze të paktën në nivel bazik, për IELTS 5.0 pikë, TOEFL 35-40 pikë, e kështu me radhë për analogji me to, etj, të vërtetuara me dëshmi.

-       Të mos jetë i dënuar.

Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë këto dokumente:

  1. Dokumentin e ekuivalentimit të diplomës në rast se ka mbaruar studimet jashtë.
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe çertifikatës së notave.
  3. Dëshmi/certifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
  4. Kopje të noterizuar të vendimit të akreditimit të Fakultetit të Drejtësisë nëse jeni diplomuar në një nga Fakultetet e Drejtësisë jo publike brenda vendit.
  5. Kopje e noterizuar e kartës së identitetit
  6. Formulari i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore (i dënuar, i padënuar), të cilin do ta shkarkoni nga faqja e internetit të Shkollës dhe duhet plotësuar nga ju me Shkronja Kapitale.
  7. Raport mjeko-ligjor.
  8. Çertifikatë familjare.
  9. Të dhëna personale (CV).
  10. Një fotografi
  11. Mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10.000 lekë në Bankën Raiffeisen Bank, në llogarinë me Nr. 0104030780; IBAN: AL 22202110130000000104030780 adresa: Dega e Thesarit Tiranë, Shkolla e Magjistraturës.

Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 

Shkolla ka të drejtën e verifikimit kryesisht të vërtetësisë së dokumentacionit që paraqitet nga kandidatët dhe ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë.

Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza.

 

Faza e parë do të jetë faza seleksionuese.

Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik.

Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do tu bëhen me dije kandidatëve fitues të fazës së parë menjëherë pas përfundimit të kësaj faze.

Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe konkurrentët e kualifikuar për të kaluar në këtë fazë do të njoftohen për datën dhe vëndin e zhvillimit të Testit Profesional.

Kandidatët në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.

Tërheqja e programit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) bëhet pranë sekretarisë shkencore të Shkollës. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuha Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-s, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etika Profesionale, E Drejta Kushtetuese, E Drejta Civile dhe Tregtare, Procedura Civile, E Drejta Penale, Procedura Penale, E Drejta Administrative, E Drejta Familjare, E Drejta e Punës.

Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al

ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468824; 2468825, 2468827/221 dhe në adresën e email info@magjistratura.edu.al

Dokumentat që duhen plotësuar nga kandidati dhe mandatin e arkëtimit shkarkojini këtu:

Kërkesë për regjistrim

Formular Vetëdeklarimi

Mandat Arkëtimi

 

Ju urojmë suksese!

← Kthehu te lista