
Shkolla e Magjistraturës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në diskutimin me temë: “Pavlefshmëria e disponimeve të testamenteve për shkak të cënimit të rezervës ligjore".
Ky forum moderohet nga z. Artan Hajdari.
Çëshjet e ngritura në diskutimin e nisur i gjeni menjëherë sapo të bëheni pjesë e Forumit. Ndjehuni të lirë të jepni mendimin tuaj apo të shtroni çështje dhe pyetje të reja për diskutim.
Rikujtesë: Në Forumin e Shkollës së Magjistraturës mund të marrin pjesë magjistratë, këshilltarë/ndihmës ligjorë, avokatë të shtetit, kancelarë dhe subjekte të tjera përfituese të programeve në Shkollë, apo persona të tjerë të interesuar të sistemit të drejtësisë në vend.
Forumi do të shërbejë si hapësirë diskutimi për çështje të ndryshme të së drejtës, për të cilat ju keni interes. Duke qenë miqësor në përdorim dhe që lejon një gjuhë sa profesionale aq edhe të thjeshtë për dhënien e mendimeve, forumi mundëson akses në çdo moment të ditës, pa qenë shumë impenjativ për përdoruesin.
Për më shumë informacion për kërkesat dhe hapat që duhen ndjekur për t’u regjistruar në platformën online të Forumeve Profesionale, vizitoni faqen web:
https://magjistratura.edu.al/sq/forumet-profesionale
Aksesoni Forumet Profesionale: https://forum.magjistratura.edu.al
