
Shkolla e Magjistraturës
Pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Pedagogjik me datë 19.08.2021, për verifikimin e dokumentacionit të depozituar nga ana e pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës, të cilët kanë shprehur interesin për anëtar të KLGJ dhe të KLP dhe pas Vendimit të Këshillit Pedagogjik të kësaj date, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës ka thirrur mbledhjen e Këshillit Pedagogjik për votimin për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të KLP, nga pedagogët e Shkollës së Magjistraturës.
Në referim të neneve 42, 140 dhe 142 të ligjit 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", ditën e mëkurë, më datë 15 Shtator, ora 10, do të zhvillohet Mbledhja e Këshillit Pedagogjik, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës me këtë rend dite:
1. Zhvillimi i procesit të votimit për kandidatin për anëtar nga radhët e pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Procesi i votimit është i hapur për mediat dhe të gjithë vëzhguesit e tjerë që shprehin interesim për të ndjekur procesin. Vëzhguesit autorizohen paraprakisht nga Zv/ Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
Për administrimin e procesit të votimit do të krijohet një komision votimi, me short, i përbërë nga anëtarët e Këshillit Pedagogjik, rregullat e të cilit parashikohen në nenet 42-46 dhe 140-144 te ligjit 115/2016.
DREJTOR
ARBEN RAKIPI
