
Njoftohen të gjithë aplikantët në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2023-2024 se në datën 6 Prill 2023 pranë Polit të Drejtësisë, ambjenteve të Shkollës së Magjistraturës, do të zhvillohet trajnimi “Mbi rregullat e provimit të pranimit për vitin akademik 2023-2024”, sipas orareve në grupe si më poshtë:
Në datë 6 Prill
1. Grupi 1 në orën 9:30.
2. Grupi 2 në orën 11.30.
Lista me emrat e ndarë sipas grupeve do të publikohet në ditët në vijim, pas miratimit nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës i listës përfundimtare të aplikantëve të kualifikuar për pjesëmarrje në provimin e pranimit për vitin akademik 2023-2024.
Luten të gjithë aplikantët të jenë të vëmendshëm dhe të shohin njoftimet në faqe.
