
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shkollës së Magjistraturës në dhe Këshillit të Europës (CoE), në datat 17-18 nëntor 2022, u zhvillua aktiviteti me temë “Hetimet financiare dhe përdorimin e mjeteve të inteligjencës me burim të hapur”.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit të CoE “Veprimi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri” i cili ka si objektiva të saj përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsionit, forcimin e praktikave të rikuperimit dhe menaxhimit të pasurive, përmirësimin e mekanizmave për të parandaluar dhe luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, nxiten e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet agjencive në luftën ndaj krimit ekonomik, etj.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshmë si:
- Planifikimi i një hetimi financiar duke u fokusuar në rezultatet e hetimit, ndërtimi i një strategjie hetimore dhe prioritizimi i mjeteve të teknikës hetimore;
- Prezantimi i konceptit të mjeteve të inteligjencës me burim të hapur. Cikli i mjeteve të inteligjencës. Metodat dhe teknikat e nevojshme për të mbështetur hetimet financiare;
- Metodat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të marrjes së provës. Përdorimi i provave elektronike;
- Praktikat e institucioneve shqiptare në përdorimin e mjeteve të inteligjencës me burim të hapur, metodat dhe teknikat për hetimin efektiv të krimeve financiare, etj.
Pjësëmarrës në këtë aktivitet ishin Prokurorë të SPAK dhe Prokurorë Prokurorivë të Rrethit, Oficerë të Policisë Gjyqësore si dhe Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
