Trajnim mbi rregullat e provimit të pranimit për vitin akademik 2022-2023
Në datat 14 – 15 Prill 2022 Shkolla e Magjistraturës zhvillon një trajnim,
“Mbi rregullat e provimit të pranimit”

Trajnimi konsiston në njohjen e rregullave të fazës së parë të provimit dhe plotësimin e fletës së
scantron, si dhe njohje e përgjithshme me rregullat e fazës së dytë të provimit, të testit
profesional.
Trajnimet do të zhvillohen online në platformën Zoom Meeting, të ndarë në dy grupe
sipas listës së scan - tronit të publikuar.
1. Konkurrentët nga numri 0001 deri tek numri 0173 do ta zhvillojnë trajnimin në dt.
14 Prill orën 14:00.
2. Konkurrentët nga numri 0174 deri tek numri 0346, do ta zhvillojnë trajnimin në dt
15 Prill në orën 14.30.
Të gjithë pjesëmarrësit që e ndjekin online u është krijuar mundësia të drejtojnë të gjitha pyetjet
dhe paqartësitë në lidhje me provimin e pranimit nëpërmjet këtij aplikacioni.

← Kthehu te lista