• E Drejta Administrative Procedurale

"E drejta administrative procedurale. Nje analize mbi Kodin e Procedurave Administrative." eshte libri me i ri i Prof. Asoc Sokol Sadushi. Ky liber vjen si botim i shtepise botuese "TOENA". 

  • Të Gjykosh Gjyqtarët e Evropës

Pas valëve të njëpasnjëshme të zgjerimit të BE-së dhe me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e gjen veten në prag të një epoke të re. Si vetë institucioni, ashtu edhe mjedisi ku funksionon ai, janë bërë më heterogjenë se kurrë më parë. Tashmë edhe çështjet që mbërrijnë në dyert e Gjykatës shpesh janë më komplekse, duke mbuluar një numër të paprecedent fushash. Synimi i këtij vëllimi është studimi i ndikimit të këtyre zhvillimeve, analizimi i legjitimitetit të rezultateve të Gjykatës në këtë kontekst të ri dhe dhënia e vlerësimit për rezultatet e përgjithshme të saj. Duke vepruar kështu, i kushtohet vëmendje e posaçme praktikës më të fundit gjyqësore të Gjykatës në lidhje me katër tematika: parimet e përgjithshme të së drejtës së BE-së, marrëdhëniet e jashtme, tregun e brendshëm dhe shtetësinë e Bashkimit.

Kontributet, materialet kryesore janë përgatitur nga Maurice Adams, Henri de Waele, Johan Meeusen dhe Gert Straetmans, Koen Lenaerts, Ján Mazák dhe Martin Moser, Stephen Weatherill, Jukka Snell, Michael Dougan, Daniel Thym, Eileen Denza, Michal Bobek dhe JHH Weiler.

Pasqyra e lëndës

Parathënie

Rreth autorëve

Hyrje. Të gjykosh gjyqtarët e Evropës

Maurice Adams, Henri de Waele, Johan Meeusen dhe Gert Straetmans

1.       Ana e brendshme dhe e jashtme e Gjykatës:  shqyrtimi i legjitimitetit të brendshëm dhe të jashtëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Koen Lenaerts

2.       Gjykimi përmes referencës te parimet e përgjithshme të së drejtës së BE-së. Vështrimi i dytë mbi çështjen Mangold

Ján Mazák dhe Martin Moser

3.       Praktika gjyqësore e gjykatës për tregun e brendshëm: “Formulim i tjerrë i rezultatit, më shumë se një arsye për të arritur tek ai”?

Stephen Weatherill

4.       Legjitimiteti i praktikës gjyqësore për lëvizjen e lirë: procesi dhe thelbi

Jukka Snell

5.       Flluskë sapuni: shqyrtimi i legjitimitetit të praktikës gjyqësore për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Bashkimit Evropian

Michael Dougan

6.       Drejt shtetësisë së vërtetë: interpretimi gjyqësor i shtetësisë së Bashkimit Evropian dhe kufijtë e tij

Daniel Thym

7.       Vendosja e BE-së në kontekstin ndërkombëtar: legjitimiteti i praktikës gjyqësore

Eileen Denza

8.       Për fizibilitetin dhe elefantët e heshtur: legjitimiteti i Gjykatës Evropiane përmes syve të gjykatave kombëtare

Michael Bobek

Epilog. Të gjykosh gjyqtarët: ndjesë dhe kritikë

JHH Weiler

Indeksi

  • Albumi i 20 Vjetorit të Shkollës së Magjistraturës

 

 

 

 

 

 

  • Mbrojtja e së Drejtës për Lirinë e Shprehjes sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut

 

  • MAGJISTRATI X - Tetor 2018

 

PËRMBAJTJA

Parathënie ..............................................................................................................5

E drejta e aksesit për bashkë të pandehurin e gjykuar në mungesë.

Mjeti efektiv për garantimin e saj .......................................................................  ..7

Në rastet kur prokurorit i referohen vepra penale të cilat ndiqen mbi

bazën e ankimit të të dëmtuarit akuzues, vendoset mosfillimi i procedimit

penal apo shpallet moskompetenca? ...................................................................41

Standardet e arsyetimit të vendimeve të mospranimit të gjykatave të

larta të vendeve të tjera ................................................................................... ....57

Si është rregullimi ligjor dhe praktika ndërkombëtare në lidhje me

konstatimin dhe deklarimin e pavlefshmërisë së akteve administrative

dhe pasojave të tyre? A parashikohet nga legjislacioni ndërkombëtar

konstatimi kryesisht nga gjykata i pavlefshmërisë së një akti administrativ?…  .89

Kufijtë e shqyrtimit gjyqësor në lidhje me pavlefshmërinë absolute dhe

relative të akteve provuese, gjatë gjykimit të shkurtuar .................................. .149

Mbi çështjen e parashtruar në kuadër të “klinikës ligjore” në gjykatën

kushtetuese të republikës së shqipërisë ............................................................181

← Kthehu te lista