Të nderuar lexues, 

Për përmbushjen me sukses të formimi profesional i magjistratëve, një prej objektivave përfshin edhe botimet dhe kërkimin shkencor, si kusht i domosdoshëm për rritjen e nivelit profesional kandidatëve për magjistrat, por edhe atyre në detyrë, si dhe gjithë profesionistëve të tjerë ligjorë. 

Në vazhdim të realizimit të këtij objektivi, Shkolla e Magjistraturës ka kënaqësinë t’ju njoftojë nxjerrjen e një botimi të ri: atij të përmbledhjes së transkriptuar të disa prej trajnimeve të zhvilluara në Programin e Formimit Vazhdues. Kjo përmbledhje e aktiviteteve trajnuese më të spikatura do të botohet në formë  buletini dhe në mënyrë periodike, çdo tre muaj. 

Botimet ofrohen në format digjital në Bibliotekën Digjitale të Shkollës së Magjistraturës, të cilën mund ta aksesoni këtu.

← Kthehu te lista