Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranimin në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor për Formimin Vazhdues”, me kandidatë. 

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Vazhdues”, si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Vazhdues”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 9.1.2023, janë: z. Doris Qirjako dhe z. Erik Veizi. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se të dy kandidatët i plotësonin kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:  

  1. Z. Doris Qirjako
  2. Z. Erik Veizi

Për sa më sipër, njoftojmë se:

  • vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 2.2.2023, ora 09.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
  • intervista me gojë do të zhvillohet në datën 2.2.2023, ora 11.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës. 

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.

← Kthehu te lista