Shkolla e Magjistraturës 

Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, me kandidatë.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil” (i ndryshuar) dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” 1 (një) vend vakant “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 21.2.2019, është:  znj. Arlinda Muja. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja i plotëson kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kreu IV, “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, që është:

  1. Znj. Arlinda Muja

Për sa më sipër, njoftojmë se:

-          vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 26.3.2019, ora 9:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;

-          intervista me gojë do të zhvillohet në datën 26.3.2019, ora 12:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

Vini re: Intervista me gojë do të zhvillohet vetëm me kandidatët, të cilët do të kualifikohen duke grumbulluar mbi 45 (dyzetë e pesë) pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.

Kandidatura e mësipërme konsiderohet e vlefshme për këtë procedurë.

← Kthehu te lista