Lënda: Njoftim për përfundimin e procedurës për vlerësimin paraprak “Lëvizje paralele”, për konkursin “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, pa kandidatë.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin e shpallur 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, pa kandidatë.

← Kthehu te lista