
Shkolla e Magjistraturës me vendimin nr.16, datë 5.4.2023 të Këshillit Drejtues, rishpall 1 (një) vend vakant në pozicionin Pedagog i Brendshëm me drejtim formimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve magjistratë për pozicionin e pedagogut të brendshëm janë përcaktuar në nenin 264 dhe 265, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
Shkolla e Magjistraturës i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për nisjen e procedurave të komandimit bazuar në nenet 53 dhe 54 të Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenin 265 të Ligjit Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për kandidaturat që plotësojnë kriteret specifike.
