
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë rishpall një vend vakant për pedagog të brendshëm pranë Shkollës së Magjistratures.
Kriteret e përzgjedhjes për pozicionin e pedagogut të brendshëm janë përcaktuar në nenin 264, të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës të miratuar nga Këshilli Drejtues.
Për shkak të nevojës së plotësimit të programeve fillestare dhe vazhduese të Shkollës që lidhen me direktivat e BE si edhe me procesin e negociatave në të cilat tashmë gjendet vendi ynë, kandidati preferohet të ketë profil që lidhet me të Drejtën Ndërkombëtare Private, të Drejtën e BE, të Drejtën e Mjedisit, të Drejtën Penale Europiane si dhe, të njohë nga afër metodologjinë e përdorur në Shkollën tonë për trajnimin vazhdues apo edhe në Rrjetin Europian të Trajnimit Gjyqësor (EJTN).
Shkolla preferon të përzgjedhë kandidatë që kanë patur ndër vite lidhje të ngushtë me veprimtarinë e saj, në trainimin vazhdues dhe fillestar. Gjithashtu, eksperienca e kandidatit si gjyqtar apo prokuror, është prioritare.
Kandidatët aplikant duhet të paraqesin pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës, kërkesën e tyre dhe dokumentat që aneksi 11 i Rregullores përmban për të mundësuar fillimin e procedurës që akti rregullator kërkon të përmbushet prej tyre.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri në datën 12.7.2023.
