• Për shpalljen e vendit vakant: 1 (një) vend vakant Sekretar titullari

 

1. Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është: Zbatimi i ligjeve, vendimeve e detyrave të përcaktuara në Rregulloren e Shkollës së Magjistraturës; organizimi dhe shfrytëzimi i të gjitha burimeve për realizimin e detyrave të ngarkuara nga Drejtori.

 

2. Kriteret për aplikim:

- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;

- Të jetë i/e aftë për punë;

- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;

- Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës.

 

3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:

1.      Kёrkesё pёr vendin vakant;

2.      Jetëshkrim;

3.      Fotokopje të diplomës dhe listёs sё notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor);

4.      Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nёse ka;

5.      Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

6.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

7.      Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

8.      Dёshmi penaliteti.

 

4. Mënyra dhe afatet e dorëzimit:  Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin në protokollin e Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 11 janar 2020.

5. Mënyra e përzgjedhjes: Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.

← Kthehu te lista